Tipi 1

  • YEAR :
  • LOCATION : Ferizaj, Kosovë
  • CATEGORY : Shtepi luksoze
  • CREATIVE DIRECTOR :
  • VISUALIZATION :

Kati përdhesë

Funksionet primare ditore janë projektuar në katin përdhesë. Në këtë kat janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë, hyrja në shtëpi si dhe hapësira e ngrohtores.
Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës, garazhat janë të mbyllura me derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë. Si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat janë planifikuar poashtu kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse.
Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Ndërsa terasa do të ju mundësojë që të shijoni qetësinë dhe pamjen relaksuese që lagja ju ofron.

Përmasat e katit përdhesë

Qëndrimi ditor: 25.5 m2

Kuzhina + tryezaria: 16.3 m2

Terasa: 13.1 m2

Koridori: 8.8 m2

Banjo: 4.7 m2

Ngrohja: 8.5 m2

Erëmbrojtësi: 4.3m2

Garazha: 16.8 m2

Gjithsej bruto: 115.7 m2

Kati i parë

Në kat janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.

Dhoma e gjumit për qift është planifikuar me ballkon, garderobë dhe banjo të veçantë që ofron komoditet dhe privatësi maksimale. Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmëri optimale të sipërfaqës dhe janë  të kompletuara me elementet e nevojshme.

Në kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për lavatriqe dhe  makinën për tharjen e rrobave.

Përmasat e katit të parë

Dhoma e gjumit për prindër: 16.0 m2

Garderoba: 5.3 m2

Banjo: 4.5 m2

Dhoma e fjetjes: 19.6 m2

Dhoma e fjetjes: 13.1 m2

Ballkoni: 3.2 m2

Koridori: 9.8 m2

Banjo: 4.6 m2

Utiliti: 3.5 m2

Shkallët: 7.5 m2

Gjithsej bruto: 102.1 m2

Gjithsej sipërfaqja e tipit 1: Sip. neto: 184.8 m2 / Sip. bruto: 217.8 m2