Tipi 2

  • YEAR :
  • LOCATION : Ferizaj, Kosovë
  • CATEGORY : Shtepi luksoze
  • CREATIVE DIRECTOR :
  • VISUALIZATION :

Kati përdhesë

Në këtë kat janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë, hyrja në shtëpi si dhe hapësira e ngrohtores. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës, garazhat janë të mbyllura me derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë.

Si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat janë planifikuar poashtu kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse. Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Ndërsa terasa do të ju mundësojë që të shijoni qetësinë dhe pamjen relaksuese që lagja ju ofron. Gjithashtu është e planifikuar dhoma e gjumit për qift apo mysafir.

Përmasat e katit përdhesë

Qëndrimi ditor: 28.1 m2

Kuzhina + tryezaria: 17.2 m2

Terasa: 14.2 m2

Koridori: 9.8 m2

Dhoma e fjetjes: 13.9 m2

Banjo: 4.3 m2

Ngrohja: 6.5 m2

Erëmbrojtësi:  3.8 m2

Garazha: 17.4 m2

Gjithsej bruto  134.6 m2

Kati i parë

Në kat janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.

Dhoma e gjumit për qift është planifikuar me garderobë dhe banjo të veçantë dhe personale që ofron komoditet dhe privatësi maksimale.  Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmëri optimale të sipërfaqës dhe janë  të kompletuara me elementet e nevojshme.

Në kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për lavatriqe dhe  makinën për tharjen e rrobave.

Përmasat e katit të parë

Dhoma e fjetjes: 16.3 m2

Garderoba: 11.9 m2

Banjo: 5.3 m2

Ballkoni: 11.1 m2

Dhoma e fjetjes: 16.4 m2

Dhoma e gjumit për prindër: 13.9 m2

Ballkoni: 4.6 m2

Koridori: 8.3 m2

Banjo: 4.3 m2

Utiliti: 4.3 m2

Shkallët: 7.7 m2

Gjithsej bruto:  123.2 m2

Gjithsej sipërfaqja e tipit 2: Sip. neto: 219.3 m2/Sip. bruto: 257.8 m2