Tipi 3

  • YEAR :
  • LOCATION : Ferizaj, Kosovë
  • CATEGORY : Shtepi luksoze
  • CREATIVE DIRECTOR :
  • VISUALIZATION :

Kati suteren – 3A

Tipi i tretë i shtëpisë është i ndarë në dy tipe dhe i organizuar në tri kate: suteren, përdhesë dhe kat.

Funksionet dhe hapësirat ndihmëse teknike janë vendosur në suteren. Në suteren “Tipi 3-A” janë projektuar garazha, hapësira për ngrohje dhe depo doracake. Garazha ka derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë.

Përmasat e katit suteren – Tipi 3A:

Koridori: 6.0 m2

Ngrohja: 7.3 m2

Garazha: 23.8 m2

Depo: 13.0 m2

Gjithsej bruto: 61.1 m2

Kati suteren – 3B

Në katin suteren të tipit 3B janë projektuar garazha, hapësira për ngrohje dhe dhoma e gjumit me banjo të veçantë për kujdestaren e shtëpisë.

 

Përmasat e katit suteren:

Dhoma për kujdestare: 15.6 m2

Koridori: 7.2 m2

Ngrohja: 5.9 m2

Garazha: 23.8 m2

Banjo: 3.9 m2

Gjithsej bruto: 68.8 m2

Kati përdhesë – 3A + 3B

Funksionet primare ditore janë projektuar në katin përdhesë. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës ndërsa si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat është planifikuar poashtu banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse.

Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Ndërsa terasa do të ju mundësojë që të shijoni qetësinë dhe pamjen relaksuese që lagja ju ofron.

Përmasat e katit përdhesë:

Qëndrimi ditor: 22.5 m2

Kuzhina + tryezaria: 20.2 m2

Terasa: 12.6 m2

Koridori 8.7 m2

Banjo 4.1 m2

Shkallët: 8.1 m2

Erëmbrojtësi 3.7 m2

Gjithsej bruto: 94.0 m2

Kati i parë – 3A+3B

Në kat janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.

Dhoma e gjumit për qift është planifikuar me garderobë dhe banjo të veçantë dhe personale që ofron komoditet dhe privatësi maksimale.  Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmëri optimale të sipërfaqës dhe janë  të kompletuara me elementet e nevojshme.

Përmasat e katit të parë:

Dhoma e gjumit për prindër: 17.1 m2

Garderoba: 5.0 m2

Banjo:  5.2 m2

Dhoma e fjetjes:  15.0 m2

Dhoma e fjetjes:  12.0 m2

Ballkoni: 7.3 m2

Koridori: 6.5 m2

Banjo: 3.9 m2

Shkallët: 8.1 m2

Gjithsej bruto:  91.4 m2

Gjithsej sipërfaqja e tipit 3A: Sip. neto: 210.4 m2 / Sip. bruto: 246.5 m2

Gjithsej sipërfaqja e tipit 3B: Sip. neto: 216.7 m2 / Sip. bruto 254.2 m2