Tipi 4

  • YEAR :
  • LOCATION :
  • CATEGORY :
  • CREATIVE DIRECTOR :
  • VISUALIZATION :

Kati përdhesë

Në këtë kat janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë, hyrja në shtëpi si dhe hapësira e ngrohtores. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës, garazhat janë të mbyllura me derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë.

Si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat janë planifikuar poashtu kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse. Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për pesë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Gjithashtu është e planifikuar dhoma e gjumit për qift apo mysafir.

Përmasat e katit përdhesë

Qëndrimi ditor: 30.6 m2

Kuzhina+tryezaria: 19.8 m2

Terasa: 14.1 m2

Dhoma e fjetjes: 12.9 m2

Banjo: 4.30 m2

Ngrohja:6.9 m2

Erëmbrojtësi: 4.8 m2

Koridori: 11.8 m2

Garazha: 17.3 m2

Shkallët: 5.3 m2

Gjithsej bruto: 145.4 m2

Kati i parë

Në kat janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.

Dhoma e gjumit për qift është planifikuar me garderobë dhe banjo të veçantë dhe personale që ofron komoditet dhe privatësi maksimale.  Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmëri optimale të sipërfaqës dhe janë  të kompletuara me elementet e nevojshme.

Në kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për lavatriqe dhe  makinën për tharjen e rrobave.

Përmasat e katit të parë

Dhoma e fjetjes: 19.3 m2

Garderoba: 8.1 m2

Banjo: 6.5 m2

Ballkoni: 2.8 m2

Dhoma e fjetjes: 17.2 m2

Dhoma e fjetjes: 15.1 m2

Koridori: 20.3 m2

Banjo: 5.6 m2

Utiliti: 6.0 m2

Gjithsej bruto:  123. 2 m2

Kati i dytë

Kati i dytë është planifikuar pa mure ndarëse dhe mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme. Poashtu në këtë kat është planifikuar edhe terasa me një hapësirë prej 88.2 m2.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithsej bruto: 53.8 m2

Gjithsej sipërfaqja e tipit 4: Sip. neto: 278.2 m2/Sip. bruto: 322.4 m2 + Terasa 88.2 m2