TIPET E SHTËPIVE

JETO SI NË PANORAMË!

Shtëpitë e banimit

 

Në përdhesën e cilës prej shtëpive janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë dhe hyrja në shtëpi.  Në përdhesë janë projektuar kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës për të ju përshtatur kushteve klimatike dhe për të mbrojtur hapësirat e banimit nga rrymimet dhe depërtimi i ajrit të ftohtë apo ajrit të ngrohtë. Garazhat janë të mbyllura me derë automatike.

Dhoma e ditës mundëson shfrytëzimin racional të hapësirës dhe renditje të lirë të mobilieve. Dritaret dhe hapjet kanë dimensione të mëdha duke siguruar dritë të mjaftueshme natyrore dhe pamje të papenguar në rrugë dhe oborr. Në mënyrë që të parandalohet rrezatimi i tepërt janë projektuar roletne alumini automatike.

Tryezaria, e cila ka ndriçimin e duhur gjatë tërë ditës, është projektuar si pjesë e integruar e qëndrimit ditor me pamje nga të dy anët në lindje dhe në jug apo në perëndim dhe në jug. Përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim.

Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Me ndriçim natyror dhe lidhje të drejtpërdrejt me tryezarinë dhe qëndrimin ditor, kjo hapësirë ofron edhe më shumë komoditetin e një shtëpie moderne.
Lexo më shumë


Në katin e parë dhomat e gjumit janë projektuar me norma dhe standarde të larta sa i përket ajrosjes, izolimit dhe ndriçimin natyror të tyre. Dhomat janë orientuar në lindje, në jug dhe në perëndim sipas pozitës dhe parcelës së ndërtimit, si një element i rëndësishëm për sigurimin e gjumit të rehatshëm për banorët e shtëpive.

Më qëllim të sigurimit të privatësisë dhe komoditetit për qiftet bashkëshortore dhomat e gjumit janë planifikuar të kenë garderobën dhe banjon e veçantë nga pjesa tjetër e shtëpisë.  Në anën tjetër, dhomat e gjumit të fëmijëve ofrojnë rehatinë dhe qetësinë e nevojshme duke mundësuar  shfrytëzueshmërinë optimale të sipërfaqës së dhomës. Banjo e ndarë për fëmijë është e kompletuar me të gjitha elementet e nevojshme sanitare.

Në këtë kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për lavatriqe dhe makinë për tharjen e rrobave duke ju siguruar nivel evropian të stilit të jetesës!