[rev_slider_vc alias=”portfolio”]

Historiku

Kompania N.T.P Nderimi u regjistrua si biznes individual në vitin 1991 me pronar legjitim Shaban Aliu. Në vitin 2004, kompania ndërroi statutin shoqëror nga ndërmarrje private në ndërmarrje shoqërore duke u shndërruar në Sh.P.K (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) me pronar Shaban Aliu dhe Hysni Ramandani.

Aktivitetet kryesore të kompanisë lidhen ngushtë me industrinë ndërtimore dhe në veçanti në tregtinë me hekur të profileve të ndryshme, të importuara nga Shqipëria dhe Greqia si dhe eksportin e mbeturinave të metalit. Në Kosovë jemi lider i padiskutueshëm dhe përfaqësus kryesor në importin/eksportin e hekurit dhe tregtimin e materialeve të ndryshme ndërtimore. Që nga viti 2008 mbajmë primatin kryesor në Kosovë për import dhe eksport të hekurit (shufër metalike armature) dhe mbeturinave të hekurit (scrap).

Lexoni më shumë

Misioni

Të ofrojmë shërbimet dhe produktet të cilësisë së lartë për klientët tanë në gjithë botën!

Vizioni

Të jemi kompani lider në Inxhinieri / Ndërtimtari, Logjistikë dhe Tregti brenda dhe jashtë vendit duke shërbyer me përsosmëri dhe duke tejkaluar pritjet e klientëve tanë.

Partnerët tanë

Ndër partneritetet tona të para në tregun rajonal ishte ai me kompaninë “Sidenor S.A” nga Greqia për furnizim me profile të hekurit si dhe eksportimin e mbeturinave të hekurit ( scrap ) si  importues dhe eksportues kryesor për tregun vendor. Ndërsa në anën tjetër partneriteti ynë vazhdonte edhe me kompaninë Makstil A.D nga Maqedonia si eksportues kryesor në vend i mbeturinave të hekurit (scrap).

Si vazhdimësi e të bërit biznes, në vitin 2000 Nderimi Sh.P.K ka hyrë në partneritet me kompaninë e njohur të Velesit “Kiro Kuquk” në Maqedoni si distributor kryesor për të furnizuar tregun e Kosovës me të gjitha llojet e tullave.

Partneriteti ynë vazhdon edhe me kompaninë “Kurum International Sh.A” në Elbasan për furnizim me profile të hekurit ku kompania jonë është përfaqësuese për importimin e hekurit (armaturë) dhe eksportimin e mbeturinave të hekurit (scrap).

Nderimi Sh.P.K ka partneritet të shkëlqyer me këto kompani :

Mabco Construciton Shpk (Mabetex) ,Tregtia Shpk, HIB Petrol Shpk, KBR Camp Bondsteel,SharrCem, Kurum International, Aliu GmbH (Gjermani). Kompania jonë ka rritur numrin e partneriteteve duke përfshirë edhe atë me distributorët  më të mëdhenj të Panellit dhe çimentos në rajon siç janë: Panellko A.D ,Cement Plus TITAN, Usje A.D. për të furnizuar tregun kosovar me të gjitha llojet e panellit dhe çimentos.

Sukseset e kompanisë

Duke u bazuar në sukseset e arritura, në vitin 2006 kompania jonë është kyçur në sektorin e ushqimit duke themeluar fabrikën për prodhimin e bukës “Ko-BAKE”. Fabrika shumë shpejtë është fuqizuar si kompani e madhe në Kosovë, duke u bërë kështu një lojtar i përhershëm në prodhimin e të produkteve të miellit – bukës. Me bazën e saj në Prishtinë, fabrika ka një kapacitet prodhues prej 25.000 bukë në 24 orë.

Ne në Nderimi SH.P.K. ndihemi krenarë të kemi punuar me ushtarakët e KFOR-it të vendeve të ndryshme në Kosovë në projektet e demolimit, duke rritur reputacionin tonë të mirë në sektorët e ndërtimit dhe demolimit si një kompani që ofron shërbime cilësore që përmbushin standardet më të larta të ndërtimit jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën.

Projektet nga KFOR-i përfshijnë:

Kampi irlandez (kamp Clarke)

Kampi finlandez (kamp Ville)

Kampi suedez (kampi Victoria)

Kampi grek (kamp Rigas Ferairos)

Kampi amerikan (kamp Bondsteel)

Projektet ndërtimore

Kompania jonë ka investuar në ndërtimin e kompleksit afaristo-biznesor në lagjen “MATI 1” në rrugën “Ndue Përlleshi’’. Objektet vetëm sa kanë përfunduar dhe paraqiten si ndërtesat më atraktive në këtë lagje të ndërtuara me një koncept dhe standard evropian.

Projekti më i ri që ka filluar të zhvillohet nga kjo kompani është lagja “Panorama Residence” në Ferizaj me një program investiv prej 69 milionë eurosh. Në një ambient modern, periferik dhe tërësisht ekologjik do të ndërtohen 453 shtëpi banimi, shumë ndërtesa, qendër arsimore,qendër rekreative dhe qendër mjekësore me një infrastrukturë funksionale.

Eksporti

Nderimi Sh.p.k ka filluar bashkëpunimin me disa firma nga vendet e Evropës për eksportimin e kontenjerëve të ndryshëm. Së fundmi në bashkëpunim me firmën “Aliu Bau GmbH”  nga Gjermania kemi fitur disa projekte për të eksportuar  lloje të ndryshme te kontenjerëve duke përfshirë kontenjer banimi, zyre, banjo e shumë lloje të tjera.

Vlerësimet nga institucionet e Kosovës

Nderimi Sh.P.K është shpallur ndër kompanitë më të suksesshme të Kosovës dhe me qarkullimin më të madh të mallrave. Këtë vlerësim e ka bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ‘’KIESA’’ (Kosovo Investment and Enterprise Support Agency). Kompania Nderimi Sh.p.k është shpallur top kompania e vitit 2017 në aspektin e rritjeve të pagesave të tatimeve, shtimin e numrit të punëtorëve dhe zgjerimin e afarizmit intenziv

Poashtu, kompania ka pranuar një tjetër vlerësim të suksesshëm për vitin 2017 edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana e Republikës së Kosovës duke u rradhitur në top pesë kompanitë më të mira në nivel të vendit për eksportin e mbeturinave te hekurit në vëllimin sasior. Ndërsa sa i përket vëllimit financiar zë vendin e dhjetë ne nivel vendi si kompani me rritje të eksporteve materiale.

SHERBIMET

NDERIMI SH.P.K. është kompani lidere në ndërtimin e komplekseve banesore rezidente si dhe objekteve tjera biznesore dhe të banimit. Duke përdorur njohurit e avancuara të inxhinierëve dhe stafit teknik, si dhe duke shfrytëzuar makineri dhe materiale ndërtimore të sofistikuara, ndërtimet tona përmbushin standarded më të larta të ndërtimit në Kosovë dhe rajon.

DISA NGA PUNET TONA