Kati përdhesë
Funksionet primare ditore janë projektuar në katin përdhesë. Në këtë kat janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë, hyrja në shtëpi si dhe hapësira e ngrohtores.
Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës, garazhat janë të mbyllura me derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë. Si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat janë planifikuar poashtu kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse.
Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Ndërsa terasa do të ju mundësojë që të shijoni qetësinë dhe pamjen relaksuese që lagja ju ofron.