Tipi 5

  • YEAR :
  • LOCATION :
  • CATEGORY : House
  • CREATIVE DIRECTOR : Harmony Soulth
  • VISUALIZATION :

Kati përdhesë

Në këtë kat janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë, hyrja në shtëpi si dhe hapësira e ngrohtores. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës, garazhat janë të mbyllura me derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë.

Si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat janë planifikuar poashtu kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse. Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Ndërsa terasa do të ju mundësojë që të shijoni qetësinë dhe pamjen relaksuese që lagja ju ofron.

Përmast e katit përdhesë

Qëndrimi ditor: 20.7 m2

Kuzhina+tryezaria:  13.6 m2

Terasa: 10.6 m2

Koridori: 6.1 m2

Banjo: 4.3 m2

Ngrohja: 5.7 m2

Erëmbrojtësi: 2.9 m2

Garazha: 15.3 m2

Gjithsej bruto: 96.00 m2

Kati i parë

Në kat janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.

Dhoma e gjumit për qift është planifikuar me garderobë dhe banjo të veçantë dhe personale që ofron komoditet dhe privatësi maksimale.  Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmëri optimale të sipërfaqës dhe janë  të kompletuara me elementet e nevojshme.

Përmasat e katit të parë

Dhoma e gjumit: 14.0 m2

Banjo: 4.3 m2

Ballkoni: 4.8 m2

Dhoma e gjumit: 13.2 m2

Banjo: 4.9 m2

Dhoma e gjumit: 14.9 m2

Ballkoni: 4.4 m2

Koridori: 5.6 m2

Gjithsej bruto: 85.2 m2

Gjithsej sipërfaqja e tipit 5: Sip. neto: 151.9 m2 / Sip. bruto: 181.2 m2