RRETH LAGJES

MBRETËRESHË E QYTETËRIMIT!

Rreth lagjes

Pozita Gjeografike

Lagja ka filluar të ndërtohet në një kodrinë të ulët në lartësi mbidetare mesatare 585 m. dhe 45 m. e ngritur mbi rrethinën duke ju mundësuar që çdo ditë të shijoni ajrin e pastër dhe bukuritë magjepsëse të Bjeshkëve të Sharrit. Këto Bjeshkë, me relievin e përthyer, kodrinat, kreshtat dhe majat madhështore shtojnë hijeshinë dhe krijojnë mundësinë e rrallë për standarde të tilla të jetesës.

Kjo pozitë shumë e favorshme natyrore i ka mundësuar investitorëve dhe projektuesit ndërtimin e shtëpive super luksoze me pamje si në skena teatrale të shkallëzuara. Ato janë të vendosura në distanca të mëdha nga njëra tjetra duke krijuar kështu hapësirë të mjaftueshme për ndriçim dhe ajrosje, hapësira me standarde për mbrojtje nga zjarri dhe nga zhurma dhe hapësira për privatësi dhe për lojë për fëmijët brenda oborreve të planifikuara për të përmbushur çdo nevojë të banorëve.

Klima e butë dhe erërat e freskëta të buta do të ju bëjnë të ndjeni flladin pranveror gjatë tërë vitit!

Përveç afërsisë me kodrinat që mundësojnë pamje përrallore, Panorama Residence me lokacionin e saj ju ofron qasje të lehtë edhe në rrugët kryesore.  Panorama Residence, gjendet në kilometrin e tretë nga qendra e Ferizajt dhe në kilometrin e katërt nga kyqja në autostradën moderne “Arbër Xhaferi’’ e cila e lidh lagjen Panorama me kryeqendrat e mëdha si Prishtina dhe Shkupi.

#Lokacioni
20 minuta larg nga kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina

2.8 km nga qendra e qytetit të Ferizajt

3.8 km nga kyqja në autostraden ‘’Arbër Xhaferi’’

Detajet e ndërtimit

NDERIMI shpk.

Rreth investitorit

Kompania N.T.P Nderimi u regjistrua si biznes individual në vitin 1991 me pronar legjitim Shaban Aliu. Në vitin 2004, kompania ndërroi statutin shoqëror nga ndërmarrje private në ndërmarrje shoqërore duke u shndërruar në Sh.P.K (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) me pronar Shaban Aliu dhe Hysni Ramandani.

Aktivitetet kryesore të kompanisë lidhen ngushtë me industrinë ndërtimore dhe në veçanti në tregtinë me hekur të profileve të ndryshme, të importuara nga Shqipëria dhe Greqia si dhe eksportin e mbeturinave të metalit. Në Kosovë jemi lider i padiskutueshëm dhe përfaqësus kryesor në importin/eksportin e hekurit dhe tregtimin e materialeve të ndryshme ndërtimore. Që nga viti 2008 mbajmë primatin kryesor në Kosovë për import dhe eksport të hekurit (shufër metalike armature) dhe mbeturinave të hekurit (scrap).