• Category :

 INFRASTRUKTURA PËRCJELLËSE

Rrjeti i ujësjellësit është dizajnuar me standarde dhe normativa të projektimit sipas nivelit evropian për furnizim me ujë të pijes për nevojat e banorëve të Panorama Residence. Poashtu në pjesën më të lartë të kodrinës është planifikuar ndërtimi i rezervuarit me standarde evropiane për akumulimin e ujit të pijes nga furnizimet e shpimeve të thella për cilësi të lartë të ujit të pijes. Në këtë mënyrë do të sigurohet ujë i mjaftueshëm për të gjitha hapësirat e banimit, ndërtesat publike si dhe për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në çdo kohë.

Rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza si edhe ai i ujrave të bardha është projektuar me dimesionim dhe tubacione më të gjera se standardet e përcaktuara me qëllim të ofrimit të cilësisë dhe jetës së shëndetshme në lagje. Përmes ofrimit të një sistemi të mbledhjes së ujërave kaq modern, ne parandalojmë vërshimet dhe e përforcojmë edhe më shumë misionin tonë për të ju ofruar kualitet të lartë të jetesës.

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Në Panaroma Residence ju do gjeni infrastrukturë të kompletuar rrugore e planifikuar bazuar në  normativat më të larta evropiane. Pranë secilës shtëpi do të jenë dy parkingje lineare për të ju larguar brengën e mungesës së parkingut të mjaftueshëm. Banorët e lagjës do të mund të lëvizin përmes trotuareve dhe shëtitorëve të dedikuara për këmbësorë të cilat do të kenë ndriçimin e nevojshëm. Ne poashtu kemi menduar për shëndetin tuja duke ju ofruar shtigje për çiklizëm dhe vrapim në mënyrë që ju të keni një jetë aktive.

Për më tepër, të gjitha këto rrugë dhe shtigje do të jenë të përkufizuara me kolona të drunjëve të cilët do të shërbejnë  mbrojtje nga zhurma motorike, pastrim të ajrit dhe  si amortizues të ndotjes nga gazrat motorike.