• Category :

ARKITEKTURA

Planifikimit dhe projektimit modern të hapësirave për banim i është kushtuar rëndësi e veçantë në mënyrë që të përmbushen standardet më të larta të akomodimit për ndërtesat e mesme shumë banesore dhe ato individuale.

SHTËPITË PËR BANIM INDIVIDUAL

Shtëpitë për banim individual janë projektuar në atë mënyrë që të përmbushin të gjitha nevojat e banorëve. Ato janë të vendosura në distanca të mëdha nga njëra tjetra më qëllim që secili të ketë lirinë dhe hapësirën që i duhet për një jetë të qetë. Lagja është e shtrirë në 52 hektar ku do të ndërtohen 430 shtëpi dhe ndërtesa të mesme. Janë planifikuar disa tipe të shtëpive me pamje, dimensione dhe sipërfaqe të ndryshme për banim ku secila prej tyre do të ndërtohet bazuar në cilësinë dhe standardet më të larta evropiane. Pamjen mbresëlënëse të hapësirës që rrethon lagjen do të mund ta shijoni nga oborri e shtëpisë tuaj i cili ka një sipërfaqe më të madhe se 450 metra katrorë.

NDËRTESAT E MESME SHUMË BANESORE

Arkitektura magjepsëse, cilësia e ndërtimit si dhe shfrytëzimi racional I hapësirës për banim janë disa nga elementet që  i bëjnë më të veçanta ndërtesat e mesme katër katëshe të Panorama Residence. Të projektuara në stilin bashkëkohor do të ju sjellin ju më afër frymës perëndimore.

SHËRBIMET E LAGJES

Në dispozicion të banorëve të lagjës Panorama Residence do të jenë edhe qerdhe, shkolla, kopshte, fusha sporti dhe rekreacioni, objekte hotelerie dhe tregtare. Gjithashtu, do të ofrohen ambulancë specialistike, postë, teatër, salla për kinema, sallë sporti, pishinë e hapur dhe pishinë e mbyllur për aktivitete sportive dhe kreative për kënaqesinë e banorëve rezident të lagjës.