Sipërfaqëja Totale e Tipit 4 është : 338.5 m² + 87.0 m² (terasa).
Tipi i katër i shtëpisë standard është organizuar në tre kate:
përdhesë, kati i parë dhe kati i dytë.
Kati përdhesë
Në katin përdhesë janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë, hyrja në shtëpi si
dhe hapësira e ngrohtores.
Erë mbrojtësi: 5.1 m²
Qëndrimi ditor: 30.6 m²
Kuzhina/Tryezaria: 20.7 m²
Koridori: 10.1 m²
Banjo: 4.3 m²
Depo/Ngrohja/Kaldaja: 6.9 m²
Garazha: 19.0 m²
Terasa: 20.9 m²
Dhoma e fjetjes: 12.9 m²
Shkallët: 5.3 m²
Gjithsej neto: 135.8 m²
Hyrja është projektuar me erë mbrojtës, garazhat janë të mbyllura me derë automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë.
Si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat janë planifikuar po ashtu kthinat ndihmëse, banjo për shfrytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse.
Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të cilësisë më të lartë.
Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënie kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim.
Gjithashtu është planifikuar dhoma e gjumit për çift apo mysafir.
Kati i parë
Dhoma e fjetjes: 20.3 m²
Garderoba në dhomë: 8.2 m²
Banjo në dhomë: 6.5 m²
Ballkoni: 3.4 m²
Dhoma e fjetjes: 15.1 m²
Dhoma e fjetjes: 18.0 m²
Banjo: 6.3 m²
Utiliti: 6.0 m²
Koridori: 21.0 m²
Shkallët: 5.1 m²
Gjithsej neto: 109.9 m²
Në Kat I janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.
Dhoma e gjumit për çift është planifikuar me gardërobë dhe banjo të veçantë dhe personale që ofron komoditet dhe privatësi maksimale.
Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmeri optimale të sipërfaqes dhe janë të kompletuara me elementet e nevojshme.
Në kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për lavatriçe dhe makinë për tharjen e rrobave.
Kati i dytë
Hapësira për shumë qëllime: 44.9 m²
Gjithsej neto: 44.9 m²
Terasa 87.0 m²
Kati i dytë është i planifikuar pa mure ndarëse dhe mund te shfrytëzohet për qëllime të ndryshme. Poashtu në këtë kat është planifikuar edhe terasa me një hapësirë prej 87.0 m2