TIPI 7
Sipërfqëja Totale e Tipit 7 është : 288.63m² Bruto
Tipi i shtatë i shtëpisë është i organizuar në tri kate: Suteren, Përdhesë dhe Kat.
SUTERENI , TIPI 7
Funksionet dhe hapësirat ndihmëse teknike janë vendosur në suteren. Në suteren “Tipi 7” janë projektuar garazha, kthina teknike, banjo, Utiliti dhe një hapsirë për shumë qëllime. Në Suteren është dera e garazhës automatike ndërsa është bërë lidhja e ngrohtë e garazhës me funksionet primare të shtëpisë.
Përmasat e katit suteren – Tipi 7 :
Garazha : 24.2 m²
Kthina teknike : 5.1m²
Banjo : 4.8m²
Utiliti: 5.4 m²
Hapsira për shumë qëllime: 28.4m²
Gjthësej sipërfaqja e Suterenit: 81.82 m² Bruto
KATI PËRDHESË , TIPI 7
Funksionet primare ditore janë projektuar në katin përdhesë. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës ndërsa si pjesë mjaft e rëndësishme e shtëpisë në këtë kat është planifikuar poashtu banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse.
Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të cilësisë më të lartë. Tryezaria është e planifikuar për gjashtë anëtarë ndërsa përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim. Ndërsa terasa do të ju mundësojë që të shijoni qetësinë dhe pamjen relaksuese që lagja ju ofron.
Gjithashtu, përparësi e këti tipi është dhoma e fjetëjes e projektuar në përdhesë, e cila është mjaft funksionale.
Përmasat e katit përdhesë:
Qëndrimi ditor: 23.67m²
Kuzhina dhe tryezaria: 21.33m²
Terasa: 11.92 m²
Koridori: 3.9 m²
Dhoma e fjetjes: 14 m²
Banjo : 4.8 m²
Erëmbrojtësi: 4.1 m²
Gjithësej ; Sipërfaqja e përdhesës : 91.37m² , Sipërfaqja e hyrjes : 3.14m², Sipërfaqja e Terrasës: 11.92 m²
Sipërfaqja Totale e përdhesës : 106.44m² Bruto
KATI I TIPIT 7
Në kat janë projektuar dhe janë organizuar dhomat e gjumit me planifikim dhe standard të lartë për organizim dhe mobilim.
Dhoma e gjumit për qift është planifikuar me garderobë dhe banjo të veçantë dhe personale që ofron komoditet dhe privatësi maksimale. Ndërsa, banjo dhe dhomat e gjumit për fëmijë ofrojnë shfrytëzueshmëri optimale të sipërfaqës dhe janë të kompletuara me elementet e nevojshme.
Përmasat e katit të parë:
Dhoma e gjumit për prindër: 19.7 m²
Garderoba : 5.1 m²
Banjo : 5.0 m²
Dhoma e fjetjes: 14.7 m²
Dhoma e fjetjes: 17.68 m²
Ballkoni: 6.45 m²
Koridori: 6.3 m²
Banjo: 5.5 m²
Gjithësej sipërfaqja e Katit është : 100.37 m²