Lagja ka filluar të ndërtohet në një kodrinë të ulët në lartësi mbidetare mesatare 585 m dhe 45m e ngritur mbi rrethinën duke ju mundësuar që ç’do ditë të shijoni ajrin e pastër dhe bukuritë magjepsëse të Bjeshkëve të Sharrit. Këto Bjeshkë, me relievin e përthyer, kodrinat, kreshtat dhe majat madhështore shtojnë hijeshinë dhe krijojnë mundësinë e rrallë për standarde të tilla të jetesës. Kjo pozitë shumë e favorshme natyrore i ka mundësuar investitorit dhe projektuesit ndërtimin e shtëpive super luksoze me pamje si në skena teatrale të shkallëzuara. Ato janë të vendosura në distanca të mëdha nga njëra tjetra duke krijuar kështu hapësirë të mjaftueshme për ndriçim dhe ajrosje, hapësira me standarde për mbrojtje nga zjarri dhe nga zhurma dhe hapësira për privatësi dhe për lojë për fëmijët brenda oborreve të planifikuara për të përmbushur çdo nevojë të banorve. Klima e butë dhe erërat e freskëta të buta do të ju bëjnë të ndjeni flladin pranveror gjatë tërë vitit! Përveç afërsisë me kodrinat që mundësojnë pamje përrallore, Panorama Residence me lokacionin e saj ju ofron qasje të lehtë edhe në rrugët kryesore. Panorama Residence, gjendet në kilometrin e tretë nga qendra e Ferizajt dhe në kilometrin e katërt nga kyqja në autostraden moderne “Arbën Xhaferi” e cila e lidhë lagjen Panorama me kryeqendrat e mëdha si Prishtina dhe Shkupi.
Pozita Gjeografike